Morata drejt rivalit të përjetshëm të Realit

Futboll

Morata drejt rivalit të përjetshëm të Realit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:43
Morata drejt rivalit të përjetshëm të Realit

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Te Barcelona po e shohin Moratan si zgjidhje ideale për sulmin dhe së shpejti pritet të kontaktojnë Atletico Madridin, ekip me të cilin sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2023.

Morata u huazua te Juventusi në fillim të këtij edicioni por duket se ekipi nga Serie A nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit.

Për ta lënë të lirë Moratan, Atletico po kërkon të paktën 35 milionë euro dëmshpërblim.

28 vjeçari këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 12 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat