Dukagjini gjunjëzon Flamurtarin, vazhdon rrugën drejt elitës   

Futboll

Dukagjini gjunjëzon Flamurtarin, vazhdon rrugën drejt elitës   

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:09
Dukagjini gjunjëzon Flamurtarin, vazhdon rrugën drejt elitës   

Dukagjini nga Klina kalon pengesën e parë dhe tani e pret në barazh skuadrën që do të renditet në pozitën e tetë në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 Flamurtarin nga Prishtina, në takimin që u zhvillua (në terren neutral) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Dukagjini, i renditur në vend të dytë në grupin A dhe Flamurtari  në pozitën e dytë në grupin B të Ligës së Parë të Kosovës, u ballafaquan mes vete, ku dukagjinasit dolën me të suksesshmit dhe tani i pret finalja e madhe e barazhit.

Në minutën e 11-të, Labinot Osmani i vetmuar por goditja e tij nga 3-4 metra shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së dytë të djathtë të Flamurtarit. 

Në minutën e 23-të, Fatlum Gashi i Dukagjinit, nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra, godet bukur dhe topi pasi që qëllon tërthorësen futet në rrjetën e majtë të portierit Afrim Ademi, 1:0. 

Në minutën e 38-zë, fat i madh për Dukagjinit, topi godet shtyllën pingule të djathtë, kthehet deri të një futbollist i Flamurtarit dhe Kuçi e hoqi nga vija fatale.

Në minutën e 72-të, Labinot Osmani iu shmang një futbollistit dhe e mposhti portierin Ademi, 2:0. 

Në minutën e 83-të, Bashkim Shala me kokë mposhtë portierin Altik Muhaxherin, i cili ka treguar formë të mirë, 2:1.

Duhet theksuar se nga minuta e 75-të, Dukagjini mbetet me një futbollist me pak, Rinor Kuçi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Në minutën 90+3, Altin Merlaku përjashtohet nga loja, Dukagjini mbetet me dy futbollistë me pak. Në fund të takimit, Shala i Flamurtarit kërkon penallti por gjyqtari Murtezi nuk mendon ashtu.  

Flamurtari eliminohet, Dukagjini vazhdon rrugën drejt elitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat