Gati për Kosovën, mesfushori i njohur kthehet në Prishtinë në prag të takimeve të qershorit

Futboll

Gati për Kosovën, mesfushori i njohur kthehet në Prishtinë në prag të takimeve të qershorit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:55
Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi është futbollisti i radhës që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Ylli nga Kosova iu bashkua në janar skuadrës së madhe turke Konyaspor, ku ka filluar të lë gjurmë të mëdha.

Falë paraqitjeve fantastike të tij, Bytyqi u bë shënjestër e tri Kombëtareve, ku Kosova dhe Shqipëria e kërkuan, por së fundmi interesim kishte shprehur edhe Norvegjia.

Zymer Bytyqi tani ka ardhur në Kosovë, ku shihet një fotografi në Prishtinë e postuar nga llogaria e tij personale në Instagram.

24 vjeçari do të jetë pjesë e “Dardanëve” për takimet e qershorit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat