Progni: Do luftojmë për ta jetësuar ëndrrën e çdo tifozi që Gjilani të dali kampion!

Futboll

Progni: Do luftojmë për ta jetësuar ëndrrën e çdo tifozi që Gjilani të dali kampion!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:14
Gerhard Progni

Gerhard Progni është njëri nga futbollistët kryesor të Gjilanit në dy edicionet e fundit dhe historia pritet të vazhdojë edhe në sezonin e radhës.

Anësori i ‘kuqebardhëve’ beson që në kampionatin e radhës do të jenë më të mobilizuar për ta fituar titullin kampion.

Në një prononcim ai ka thënë se do të luftojnë fuqishëm në edicionin e radhës në mënyrë që në fund të shpallen kampion dhe të gëzojnë tifozët e shumtë të kësaj skuadre.

“E kam thënë edhe më parë që ne do jemi pretendent për titullin kampion në edicionin e ardhshëm. Besojmë që presidenca do bëj blerjet e duhura dhe me angazhimin e të gjithëve do të luftojmëpër ta jetësuar ëndrrën e çdo tifozi që Gjilani të dali kampion”, deklaroi fillimisht Progni.

Ish-anëtari i shumë skuadrave të mëdha në Shqipëri ka folur edhe për nivelin e futbollit e Kosoves, teksa beson se nga viti në vit ka rritje të konsiderueshme.

“Kur kam ardhur në fillim në futbollin e Kosoves nuk e kam pritur që niveli të ishte kaq i lartë. Infrastruktura po fillon e të përmirësohet dhe normalisht që edhe cilësia vazhdon e rritet”, përfundoi Progni.

Këtë edicion ai ka realizuar 10 gola në 31 paraqitje dhe ka bërë 7 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat