Milan dhe Juventusi presin, por Mino Raiola dërgon Donarumën te skuadra...

Futboll

Milan dhe Juventusi presin, por Mino Raiola dërgon Donarumën te skuadra...

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:23
Milan dhe Juventusi presin, por Mino Raiola dërgon Donarumën te skuadra...

Kur mungojnë edhe pak ditë nga fundi i kampionatit dhe më pak se një muaj nga starti i “Euro 2020”, e ardhmja e Xhanluixhi Donarumës është ende në dilemë.

Takimet për rinovimin e kontratës në skadencë me Milanin janë prej kohësh në një binar të vdekur (kuqezinjtë janë të ndalur në ofertën e tyre prej 8 milionë eurosh në sezon) dhe është folur shumë për interesimin e Juventusit (që ka gati një ofertë prej rreth 10 milionësh në sezon), por më shumë mundësi do të bëjë diferencën kualifikimi në Ligën e Kampioneve që do të vendoset në javën e fundit.

EDHE BARÇA – Cila shkon me siguri në Champions është Barcelona, që ndodhet në dritare për të siguruar paraqitjet e numrit një të kombëtares. Sipas lajmeve të komunikuara nga “As” mëngjesin e djeshëm, në fakt, Mino Raiola i ka ofruar Donarumën me parametër zero Barcelonës, në revolucion e sipër me Laportën që do të sistemojë skuadrën për të bindur Mesin të qëndrojë. Presidenti i ri katalanas, lexohet, e pëlqen shumë portierin e kombëtares italiane dhe për t’i bërë hapësirë spanjollët mund të shesin Ter Shtegenin.

KËRKESA TË LARTA – Edhe Barça, pra, u afrohet kështu skuadrave të interesuara për Donarumën, edhe pse duket e vështirë që marrëveshja të mbyllet, meqenëse kërkesat e Raiolës janë shumë të larta. Klubi katalanas, siç dihet, po kalon një moment shumë delikat edhe nga pikëpamja financiare dhe duket e vështirë të arrijë të shpenzojë shifra të mëdha. E ardhmja e Donarumës është ende në dyshim, pra. Milani do të donte ta mbante, Juventusi e kërkon me kosto zero, të mëdhatë e Europës vështrojnë, por ndjesia është që mund të rezultojnë vërtet vendimtare javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat