Përzgjedhësi Nees publikon listën e zgjeruar të futbollistëve të Kosovës

Futboll

Përzgjedhësi Nees publikon listën e zgjeruar të futbollistëve të Kosovës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:52
Kosova U21 publikon listën e zgjeruar të futbollistëve

Kombëtarja e Kosovës U21 do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, të martën, më 25 maj.

Përzgjedhësi Michael Nees e ka ndarë këtë grumbullim në dy faza.

Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj janë të ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim, derisa më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit.

Image

Ndeshja kualifikuese me Andorrën U21 zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00. Stërvitjen e parë Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat