Kocev: Nuk jam më lojtar i FC A&N nga Prizreni

Futboll

Kocev: Nuk jam më lojtar i FC A&N nga Prizreni

Nga: K.Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:22
Kocev: Nuk jam më lojtar i FC A&N nga Prizreni

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Stefan Kocev, ka bërë të ditur, se ka i skaduar kontrata me klubin e Ligës së Parë të Kosovës, grupi A, A&N nga Prizreni. 

Ai e falënderon klubin prizrenas, tani po shqyrton ofertat e reja nga disa klube tjera, por nuk i ka bërë të ditur emrat.

“Nuk jam më lojtar i FC A&N. Kam përfunduar kontratën time njëvjeçare”, tha Kocev për gazetën “Bota sot”. 

Statistikat e futbollistit për sezonin 2020/2021: Ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime, ndërsa tani është lojtar i lirë.

Mbrojtësi një kohë ka qenë edhe pjesë e Lirisë nga Prizreni, Sileksit nga Kratova dhe edhe në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat