Borusia e Dortmundit do të presë sot në shtëpi skuadrën e Leverkusenit

Futboll

Borusia e Dortmundit do të presë sot në shtëpi skuadrën e Leverkusenit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:41
Borusia e Dortmundit do të presë sot në shtëpi skuadrën e Leverkusenit

Borusia e Dortmundit do të presë sot në shtëpi skuadrën e Leverkusenit në një ndeshje pa shumë histori. Verdhezinjtë renditen të 3-ët në kampionat dhe janë kualifikuar për në Champions në sezonin e ardhshëm.

Trajneri Edin Terziç tha para ndeshjes me “Aspirinat” se sot skuadra e tij do të dhurojë spektakël në një ndeshje ky do të luajnë dy skuadra me emër në futbollin gjerman.

“Misioni ynë ka përfunduar, donim të kualifikoheshim në Champions dhe të fitonim kupën e Gjermanisë”, tha trajneri i Dortmundit.

Kujtojmë se verdhezinjtë arritën të linin jashtë Europe Frankfurtin i cili gaboi në disa ndeshje radhazi duke i dhënë mundësi skuadrës së Borusias të përfitonte dhe të zinte një vend në mes katër më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat