Messi: Më vjen keq

Futboll

Messi: Më vjen keq

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:44
Messi: Më vjen keq

Leo Messi është rrëfyer për Diario Ole.

“Kur kthehesha nga Rosario, qaja gjithmonë, doja të kthehesha në Barcelonë, por lija mbrapa gjithçka që kisha dhe e dija se nuk do të kthehesha për gjashtë muaj të tjerë”, ka thënë Leo.

“Kam humbur shumë miqësi sepse ishte e vështirë të komunikoje. Tani të rinjtë 13-14 vjeç kanë celular, por në kohën time nuk ishte kështu. Kam humbur lidhje me shumë miq për shkak të distancës”.

Për koleksionin e fanellave

“Më vjen keq që nuk ia kam kërkuar më herët fanellën Ronaldo-s (Fenomenit) dhe Roberto Carlos-it. Lojtarë me të cilët jam përballur dhe do të më kishte pëlqyer të kisha fanellat e tyre sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat