Eze: Dua të luaj për Shqipërinë

Futboll

Eze: Dua të luaj për Shqipërinë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:45
Eze: Dua të luaj për Shqipërinë

Patrik Eze është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të elitës sonë. Nigeriani që është bërë pjesë e skuadrës verilindore në verën e shkuar spikati këtë sezon, madje dallohet si një lojtar i shpejt dhe teknik, por edhe si një shënues golash.

26-vjeccari Eze ka një karrierë të pasur, ndërsa la gjurmë në sezonin e tij të parë me kuksianët.

Në një ptrononcim që ka dhënë pëtr “Sports Complete”, prestigjoze nigeriane, Patrik Eze thotë se nuk e ka grumbulluar asnjëherë Nigeria, por nëse i vjen një festë nga Kombëtarja shqiptare, ai do ta pranojë me kënaqësi.  “Unë nuk kam luajtur asnjë lojë për Nigerinë. Nëse Shqipëria më thërret, unë jam gati të luaj për Shqipërinë, ”- tha ai.

26-vkeçari Patrik Eze ka realizuar 15 gola me skuadrën verilindore, duke qenë deri më tani shënuesi më i mirë në elitën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat