Ky është mesazhi i Trepçës ’89 para ndeshjes

Futboll

Ky është mesazhi i Trepçës ’89 para ndeshjes

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:49
Ky është mesazhi i Trepçës ’89 para ndeshjes

Trepça ’89 zhvillon nesër (e diel) ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit e presin Drenicën në “Riza Lushta”, duel i cili do të jetë vendimtar për të ardhmen e të dy skuadrave.

Skuadra e Shpëtim Idrizit gjendet në pozitën e nëntë në tabelë, me 39 pikë të tubuara.

Vetëm fitorja e shpëton ’89-shin nga rënia në Ligën e Parë, dhe për këtë i duhet të mos marrin pikë të plota së paku njëra nga skuadrat Arbëria dhe Feronikeli, që gjenden para mitrovicasve.

Në prag të këtij takimi, klubi ka postuar një shkrim motivues në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’:

“Nëse diçka është e rëndësishme për Juve, atëherë Ju jeni ata të cilët e realizoni dhe të gëzoni vetvetën dhe të tjerët për rrethë Juve. Përpara Luana #Forcadjema #vetemperpara”, thuhet në postimin e Trepçës ’89.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 36-të startojnë në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat