Asani thotë fjalën e tij

Futboll

Asani thotë fjalën e tij

Më: 22 maj 2021 Në ora: 23:04
Asani thotë fjalën e tij

Supersfida e djeshme mes Partizanit dhe Vllaznisë hapi polemika të mëdha për sa i përket asaj penalltie të akorduar nga Enea Jorgji.

Falë atij 11 metërshi shkodranët shënuan golin e vetëm dhe të fitores, duke shuar disi shpresat për titull të të kuqve vetëm një javë nga përfundimi i kampionatit.

Për këtë arsye reagimet kanë qenë të ashpra nga kampi i Partizanit, ku i fundit që thotë fjalën e tij është Jasir Asani. Futbollisti shqiptar ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku akuzon arbitrin Jorgji për atë vendim të marrë dje, që mund të vulosë fatet e kampionatit.

“Edhe nëse nuk e merituam të fitonim sipas disa “specialistëve”, edhe nëse nuk bëmë ndeshjen më të mirë të sezonit, ju kurrë nuk mund të talleni me djersën tonë. Nuk mund të vijë lloj-lloj ordineri të prishë ndeshjen dhe të prishë ëndrrën tonë”, shkruan Jasir Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat