Chelsea e dëshiron Rice, mund ta ofrojë Abraham si shkëmbim për të

Futboll

Chelsea e dëshiron Rice, mund ta ofrojë Abraham si shkëmbim për të

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:12
Declan Rice

Blutë duket se do të jenë përsëri aktiv në tregun e transfereve gjatë verës.

Chelsea ka pasur një ringjallje gjatë pjesës së dytë të kampionatit në Angli por edhe në Ligën e Kampionëve ku do të përballet në finale me Manchester City pas një jave.

Por, qysh tash ata kanë filluar t’i bëjnë planet për sezonin e ri dhe përforcimet e nevojshme në skuadër. Kështu, sipas Telegraph Chelsea po konsideron një transfer të yllit të West Ham, Declan Rice.

Blutë mund ta ofrojnë Tammy Abraham si shkëmbim në marrëveshje me Çekanët pasi që ata e vlerësojnë lojtarin mbi 90 milionë funte. Manchester United dhe Manchester City po ashtu janë të interesuar për të, por Chelsea duket se do të insiston më shumë për të, pasi që Thomas Tuchel është një adhurues i tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat