Largimi i David Luiz nga Arsenali, Xhaka ka një mesazh për të

Futboll

Largimi i David Luiz nga Arsenali, Xhaka ka një mesazh për të

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:53
Granit Xhaka dhe David Luiz

Granit Xhaka ka vlerësuar lartë, mbrojtësin brazilian David Luiz.

Luiz erdhi nga Chelsea në vitin 2019 si transferim i lirë ku pati paraqitje të mirë, por edhe disa paraqitje kontroverse të cilat nuk do të harrohen nga dashamirët e futbollit.

Sidoqoftë, David Luiz ka njoftuar se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, dhe tani Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram, duke e vlerësuar lartë brazilianin.

“Ishte një nder i madh të hyj e të luaj në fushë pranë teje vëlla”, kishte shkruar Granit Xhaka.

Destinacioni më real i David Luiz është Brazili, por edhe një rikthim tek Benfica nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat