Sot do të vendoset titulli në Francë, Lille shpreson të shkruajë historinë ndërsa PSG kërkon gabimin e tyre

Futboll

Sot do të vendoset titulli në Francë, Lille shpreson të shkruajë historinë ndërsa PSG kërkon gabimin e tyre

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet xhiro e fundit e Ligue 1, përkatësisht xhiro e 38-të.

Në këtë xhiro do të përcaktohet edhe kampioni i sezonit 2020/2021.

Llile është në vendin e parë dhe po prin me një pikë ndaj Paris Saint Germain.

Lille ka bërë paraqitje fanstatike këtë sezon ku edhe sulmuesi turk, Burak Ylmaz ka shkëlqyer dhe mund të themi se do ishte njëri nga më meritorët në rast se ata fitojnë titullin.

Lille do të jetë mysafire e Angers në duelin e fundit, ata kanë 80 pikë dhe fitorja është e domosdoshme.

Në anën tjetër, PSG është mysafire e Brest. “parisienët” kërkojnë që me një fitore dhe një gabim eventual të Lille, të ngrisin trofeun e Ligue 1.

PSG qëndron në vendin e dytë me 79 pikë dhe vetëm fitorja është e nevojshme.

Por, në skenarin më pak të mundshëm, nëse Lille humb dhe PSG barazon, atëherë “parisienët” do të shpalleshin kampionë për shkak të goldallimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat