Koke merr kupën në shtëpi

Futboll

Koke merr kupën në shtëpi

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:28
Koke merr kupën në shtëpi

Atletico Madrid ka fituar mbrëmë titullin kampion në La Liga.

Në një garë tepër të ngushtë me rivalët e qytetit, Real Madrid, Atletico arriti të shpallej kampion në xhiron e fundit.

E menjëherë pasi e fituan titullin, festa “shpërtheu” tek të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit të Diego Simeones.

Një nga festat më interesante ishte ajo e kapitenit, Koke – i cili mori Kupën e fituar në shtëpi…

Familjarët e tij kishin organizuar një pritje të jashtëzakonshme për të, duke e bërë ndihet sa më i lumtur për titullin e fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat