Arapi: Kampionat shumë i fortë

Futboll

Arapi: Kampionat shumë i fortë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:29
Arapi: Kampionat shumë i fortë

Renato Arapi “detyrohet” të komentojë penalltinë shumë të diskutueshme në Partizani-Vllaznia, e shndërruar në gol nga Marku. Mbrojtësi durrsak shprehet se ky kampionat mund të mos jetë nga më cilësorët, por është më i rivalizuari.

Penalltia e Belicës: “Në momentin e parë, kur e shikon, duket që është dora e mbyllur dhe e ngjitur, por kur e shikon nga pamjet e tjera, është bërryli i hapur dhe për mendimin tim ishte penallti.

Rivalitet i ashpër: “Jemi dakord që është një nga kampionatet më të forta, por jo nga më cilësorët. Do të thosha që edhe nga ekipet që kanë qenë pretendente, Partizani ka qenë ekipi i vetëm që na ka mposhtur. Me ekipet e tjera edhe rezultatet kanë qenë të barabarta. Të gjithë ne e kuptojmë se ajo që na ka favorizuar është mospësimi i golave, pra mbrojtja.”

Kthesa e sezonit: “Ndeshja me Vllazninë, ku fituam 1-0 në fazën e tretë, ishte ndeshja që ne e menduam se mund ta fitonim titullin. Në çdo fazë ne kemi qenë aty-aty me Vllazninë, por pas asaj fitoreje ndodhi rokada.”

Postimi për Vllazninë: Më tepër është keqkuptuar. Unë kam shokë dhe miq nga Shkodra dhe gjithmonë kemi bërë shaka. Dua të kërkoj ndjesë, sepse nuk e kam bërë si duhet atë postim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat