Bakaj kërkon falje

Futboll

Bakaj kërkon falje

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:55
Bakaj kërkon falje

Dinamo humbi ditën e djeshme ndaj Egnatias finalen për Kategorinë e Parë, me rezultatin 0-1. Goli erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë, aty ku Shtubina përfitoi nga një dalje e pastudiuar mirë nga portieri Edvan Bakaj. Ky i fundit ka qenë një nga pikat e forta të sezonit të bluve, mirëpo e djeshmja nuk ishte dita me fat. Pas sfidës, Bakaj reagoi në rrjetet sociale duke kërkuar falje për gabimin.

“Dua ta nis me një ndjese të madhe për episodin e fundit sot në ndeshjen që meritonim të fitonim, por futbolli i tillë është, një lojë gabimesh.

Kemi kaluar një vit të gjatë, të bukur e me shumë vështirësi dhe sot jemi pjese e një kapitulli të rëndësishëm që rikthen një klub të madh si Dinamo aty ku e ka vendin, në Superiore.

Falënderoj presidentin, stafin drejtues, stafin teknik, lojtarët dhe çdo njeri që kontribuoi për këtë sukses të madh.

Falënderoj aksionerët e rinj të klubit për mbështetjen dhe uroj shumë sukses dhe fat në projektin e ri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për tifozët e Dinamos. I juaji Edvan Bakaj”, shkruante gardiani në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat