Kampionati i parë Kombëtar i femrave U-15 drejt fundit, sot përcaktohen finalet

Futboll

Kampionati i parë Kombëtar i femrave U-15 drejt fundit, sot përcaktohen finalet

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:00
Kampionati i parë Kombëtar i femrave U-15 drejt fundit, sot përcaktohen finalet

Kampionati Kombëtar U-15 për femra është risia e këtij viti e Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç dihet tashmë një ndër prioritetet kryesore të saj ka futbollin e femrave, për të rritur numrin e vajzave që luajnë futboll si dhe cilësinë.

Këtë të diel (22 maj), do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për fazën gjysmëfinale të këtij edicioni të parë të kampionatit U-15.

Javën e kaluar, vajzat e Lushnjes udhëtuan drejt Shkodrës, aty ku u përballën me ekipin e Vllaznisë. Loja ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, por shkodranet janë në avantazh, pasi fituan me rezultatin 3-1. Ndeshja e kthimit do të luhet ditën e nesërme në Lushnje, ku edhe pse Vllaznia është me një këmbë drejt finales së parë të këtij sezoni, gjithçka do të jetë e hapur.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Kinostudio do të përballet me Apoloninë, ku në ndeshjen e parë, fieraket kanë triumfuar me një gol. Edhe kjo ndeshje është e hapur dhe Kinostudio do të kërkojë të përmbysë rezultatin, duke pasur avantazhin e të luajturit në shtëpi.

Kështu, ditën e nesërme do të përcaktohen dy ekipet e para finaliste, ndërkohë që finalja do të luhet pas një jave (29 maj) në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat