Tuchel flet para ndeshjes me Aston Villan: Nuk fokusohemi në ndeshjet tjera

Futboll

Tuchel flet para ndeshjes me Aston Villan: Nuk fokusohemi në ndeshjet tjera

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:25
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur para ndeshjes me Aston Villan.

Tuchel duke folur në një intervistë eksluzive të dhënë për “Chelsea TV”, ka deklaruar se rezultatet e ndeshjeve tjera nuk janë të rëndësishme për Chelsean, pasi ai pret që Leicesteri dhe Liverpooli të fitojnë.

Chelsea do të udhëtojë tek Aston Villa në një duel të vështirë, ku në rast se humbet dhe Liverpooli dhe Leicesteri fitojnë, atëherë “The Blues” mund ta humbin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Gjermani deklaroi se skuadra duhet të fokusohet tek vetja dhe të jap më të mirën, pasi fokusi në rezultatet e ndeshjeve tjera është gjëja më e keqe që mund të ndodhë.

“Fillimisht ne ndihemi mirë shkaku i rezultatit të martës ndaj Leicesterit, në një ndeshje tejet të rëndësishme që na jep besim dhe tani kemi shumë për të luajtur dhe për të luftuar, por duhet t’i besojmë njëri tjetrit dhe të shkojmë përpara”, tha ai.

“Mendoj që të gjithë presin një fitore të Leicesterit dhe Liverpoolit, por unë nuk dua të fokusohem në ndeshje tjera, por nëse në 20 minutat e fundit duhet ndonjë ndryshim do t’i shikoja”, shtoi ai.

“Por, nëse mbështeteni në rezultatet e ndeshjeve tjera, atëherë kjo është një gjë e keqe. Në duam të jemi në nivelin më të lartë dhe të vlerësojmë situatën dhe njëkohësisht e dimë se në çfarë situate ndodhemi, por do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë”, tha Tuchel.

“Jam mahnitur me konkurrencën e Premierligës, ta përjetosh aty drjetpërdrejt është e mrekullueshme. Kishte një intensitet të pabesueshëm, ndoshta është një gjë e mirë, por ne po flsinim se çfarë do të ndodhë në parasezonë, ka shumë punë dhe lojtarët duhet të adaptohen me kërkesën e lartë të ligës”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat