Java e fundit në Premier League, vendoset se kush shkon në Champions dhe kush në Europa League

Futboll

Java e fundit në Premier League, vendoset se kush shkon në Champions dhe kush në Europa League

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:28
Java e fundit në Premier League, vendoset se kush shkon në Champions dhe kush në Europa League

Sot do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në elitën e futbollit anglez.

Tanimë skuadra kampione është mësuar dhe ajo është Manchester City, derisa rivalët lokal të tyre Manchester United kanë siguruar pozitën e dytë në tabelë.

Edhe ekipet që kanë rënë nga elita e futbollit anglez janë mësuar dhe ato janë Sheffield United, West Bromwich Albion dhe Fulham.

Gara e madhe do të jetë sot për një vend që i dërgon skuadrat në garat evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Chelsea, Liverpool dhe Leicester City janë duke luftuar për pozitat tre dhe katër, me londinezët që mbajnë pozitën e tretë me 67 pikë, një më shumë se skuadra e Jurgen Klopp që ka vendin e katërt, derisa ‘Dhelprat’ me pikë të barabarta janë në pozitën e pestë.

Chelsea luan në udhëtim te Aston Villa dhe me fitore siguron vendin e tretë, derisa Liverpooli pret Crystal Palace e Leicester është nikoqir i Tottenhamit.

Interesant është gara edhe për Ligën e Evropës, me West Ham United që i mjafton një pikë për ta siguruar vendin e gjashtë, derisa Tottenham Hotspur, Arsenal, dhe Everton luftojnë për pozitën e shtatë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Ligën Premier fillojnë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat