Deschamps flet për bisedat Benzeman që dërguan në rikthimin e tij tek Franca

Futboll

Deschamps flet për bisedat Benzeman që dërguan në rikthimin e tij tek Franca

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:43
Deschamps

Karim Benzema është rikthyer në Kombëtaren e Francës pas gati gjashtë vitesh.

Benzema u involvua në një skandal me Valbuenan dhe Riberyn, ku akuzoheshin për keqtrajtim të një vajze të mitur.

Që nga ajo kohë, Benzema nuk ishte prezent në Kombëtaren franceze dhe nuk thirrej nga Deschamps.

Deschamps kishte deklaruar ai kishte probleme personale me Benzeman, pasi ky i fundit kishte thënë gjëra për të dhe familjen e tij që ishin të papranueshme.

Një pajtim dukej larg realitetit, deri sa ditë më parë, Benzema u emërua në listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian.

Në një interviste për “Telefoot”, Deschamps tregoi se ai pati biseda të gjata me sulmuesin e Real Madridit deri sa erdhi tek vendimi i tij.

“Kishte shumë biseda, ne kishim biseda të tjera që ende na brengosin për interesat tona të përbashkëta, që janë fitoret dhe ‘Euro 2020’”, tha Deschamps.

“Unë nuk do të flas se çfarë diskutuam, por kishte shumë diskutime të gjata ndërmjet nesh”, përfundoi Didier Deschamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat