Kur Kujtim Shala dridhi me gol Dinamon e Zagrebit në një atmosferë të çmendur në Prishtinë

Futboll

Kur Kujtim Shala dridhi me gol Dinamon e Zagrebit në një atmosferë të çmendur në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:26
Kur Kujtim Shala dridhi me gol Dinamon e Zagrebit në një atmosferë të çmendur në Prishtinë

Para 34 viteve (me 24 maj, e diel), Prishtina vlonte nga atmosfera, stadiumi i mbushur me shikues, rreth 30 mijë! 

Ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën në atëkohë, fitorja (dy pikë) më së e nevojshme për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit ish jugosllav. 

Prishtina bëri lojë të madhe kundër Dinamos nga Zagrebi, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në ndeshjen e javës së 31-të.  

Image

Sporti i "Rilindjes", me 25 maj 1987

i Stadiumi jehonte me këngën e famshme besa – besë, ndërsa Dinamo dridhej nga loja e jashtëzakonshme e futbollistëve të Prishtinës.    

Në minutën e 35-të, Vlladisllav Gjukiq e kaloi në epërsi Prishtinën. 

Në pjesën e dytë, Kujtim Shala dinak, shënoi pas asistimit të Gjukiqit, duke e dridhur Dinamon e madhe. 

Pas kësaj jave Prishtina renditej në vend të 13-të me 25 pikë dhe Dinamon në të tetin me 29 sosh. 
Futbollistët Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica, Vlladisllav Gjukiqi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Abdyl Bellepoja, Mensur Nexhipi, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviq, Faton Domi etj. dhanë maksimumin në një atmosferë të çmendur. 
 
Prishtina - Dinamo 2:0
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtarë: D. Çoliq (Beograd), M. Çoliq (Sarajeva), Bandalevski (Shkup).
Shënues: Gjukiq (35') e Shala (56').
Kartona të verdhë: Petkoviq, Llapashtica - Cvetkoviq, Munjakoviq.
Prishtina: Bjellojeviq, Xh. Muriqi 6, Pekoviq 6, Llapashtica 7, Shengyli 7, Kolenoviq 8, Nexhipi 7 (F. Domi), Bellopoja 7, Gjukiq 9 (Popuvac), F. Muriqi 6 dhe Shala 6.
Dinamo: Stojiq 5, Vujoviq 5, Matiq 6, Arsllanoviq 6, Cvetkoviq 6, Lesjak 6, Besek 5 (Stamboliq), Munjakoviq 6, Cvijetkoviq 6, Mlinariq 5 dhe Bogdanoviq 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat