Dukagjini - Trepça '89, luftë për Superligë

Futboll

Dukagjini - Trepça '89, luftë për Superligë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:37
Dukagjini - Trepça '89, luftë për Superligë

KF Dukagjini tashmë ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare për ndeshjen e barazhit të Superligës.

Pasi mposhti 2-1 Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë, skuadra nga Klina tani do të takohet me Trepçën ’89.

Skuadra mitrovicase e mbylli sezonin 2020/21 në pozitën e tetë në Superligë.

Skuadra që shënon fitore në këtë ndeshje, siguron edhe pjesëmarrjen në elitën e futbollit për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 do të zhvillohet në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat