Ekipi që turpëroi Bayernin në Kupë kthen shqiptarin në Bundesligë

Futboll

Ekipi që turpëroi Bayernin në Kupë kthen shqiptarin në Bundesligë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:56
Ekipi që turpëroi Bayernin në Kupë kthen shqiptarin në Bundesligë

Një çmenduri e vërtetë ka ardhur edhe në ndeshjet e fundit që janë zhvilluar në Bundesliga 2.

Bochum u shpall kampion, ndërsa lufta e vërtetë po zhvillohej mes vendit të dytë dhe të tretë për biletën e Bundesligës. Përpara përballjeve të sotme ishte Holstein Kiel që ndodhej e dyta, me një pikë më shumë se Greuther Furth.

Te kjo e fundit luan edhe futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj, por i cili është i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka qenë në fushë. Nga krahu tjetër Holstein Kiel po kryesonte në shifrat 1-0 ndaj Darmstad, por do të bënte surprizën e madhe për t’u përmbysur në rezultatin 2-3, shkruan sport ekspres nga Tirana.

Ndërkohë Greuther Furth që po gabonte ndaj Duseldorfit, ktheu rezultatin në pjesën e dytë për të fituar 3-2 edhe pse luajti me 10 lojtarë për 45 minuta. Pas këtyre takimeve është Bochum dhe Greuther Furth që ngjiten në elitën e futbollit gjerman, ndërsa Holstien Kiel që shkon në “Play-Off”.

Kjo e fundit mori vëmendjen e madhe në këtë vit për shkak se eliminoi Bayernin e Mynihut nga Kupa, duke i sjellë turpërimin bavarezëve. Sa i përket Mërgim Mavrajt, lojtari shqiptar do të rikthehet sërish në Bundesligë në sezonin e ardhshëm duke i garantuar mbrojtjen Greuther Furth me eksperiencën e tij mbi shpatulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat