Skuadra shqiptare me stadium të ri

Futboll

Skuadra shqiptare me stadium të ri

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:38
Skuadra shqiptare me stadium të ri

Në Rrogozhinë janë duke punuar ditë e natë për stadiumin e ri, që me shumë gjasa, duke parë edhe ritmin, me shumë gjasa do të jetë gati për nisjen e sezonit të ri. Egnatia tashmë e siguroi ngjitjen në elitë edhe si kampione.

“Vipsport.al” ka mundur që të sigurojë disa foto nga punimet që janë duke avancuar në Rrogozhinë, ku duket qartë që tribuna ka marrë formë, e po ashtu edhe fusha e stadiumit që po shkon drejt përfundimit.

Në fillimi ishin skeptikë, por duket se tashmë, me këtë ecuri punimesh, me shumë gjasa, ndoshta pas një muaji, stadiumi pritet që të marrë formë më të plotë.

Ndërkohë që Egnatias nuk i mungon tashmë as fusha e stërvitjes, pasi në Lekaj u përfundua edhe aty një investim kolosal në kohë rekord, fushë që i vlejti shumë skuadrës së parë, por edhe ekipeve të moshave.

Më poshtë gjeni edhe fotot që janë siguruar ditën e sotme nga punimet në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat