Drita në Evropë – ky klub i Superligës së Kosovës uron

Futboll

Drita në Evropë – ky klub i Superligës së Kosovës uron

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:48
Drita në Evropë – ky klub i Superligës së Kosovës uron

Skuadra e Dritës ka arritur që edhe këtë sezon ta siguroj plasmanin në garat evropiane.

Gjilanasit kanë përfunduar në vendin e dytë me 74 pikë, dy me pak se Prishtina që u shpall kampione.

Drita fillimisht do të luaj në Conference League, ndërsa me pas nëse arrinë ta fitoj atë turne do të paraqitet në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Pas këtij suksesi të ‘bardhekaltërve’, klubi i Llapit i ka uruar ata dhe i ka dëshiruar suksese në garat evropiane.

"Telegram urimi për FC Drita

Urime kryesisë, stafit dhe futbollistëve të FC Drita për plasmanin në gara ndërkombëtare nga vendi i dytë i renditjes tabelare.

Shumë suksese për klubin dhe tifozët 'Intelektualët'

Ju priftë e mbara në Evropë!", uron kryesia e KF Llapi, presidenti z. Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat