Rrahmani shënon për Napolin por tronditen, mbetet jashtë Championsit 

Futboll

Rrahmani shënon për Napolin por tronditen, mbetet jashtë Championsit 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:48
Rrahmani shënon për Napolin por tronditen, mbetet jashtë Championsit 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, realizoi për Napolin dhe barazuan 1:1 me Veronën, në takimin e javës së 38-të të Serie A (e fundit).

Rrahmani shënoi në minutën e 60-të. Ai nga afërsia me goditje të fortë tund portën e mysafirëve. Në minutën e 69-të, Faraoni barazon shifrat. 

Rrahmani dhe Elseid Hysaj u paraqitën titullarë për Napolin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 72-të.

Napoli tronditet, mbetet jashtë Championsit dhe duhet të luajnë në Conference League.

Napoli zë vendin e pestë me 77 pikë dhe Verona është e dhjeta me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat