Merr fund dominimi i PSG – Lille shpallet kampioni i Ligue 1

Futboll

Merr fund dominimi i PSG – Lille shpallet kampioni i Ligue 1

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Lille është shpallur kampion i Ligue 1, pas fitores 2-1 ndaj Angers në xhiron e 38-të, e që ishte e fundit për edicionin 2020/21.

Ishte minuta e 10-të, kur Renato Sanches asistoi për Jonathan David, për të shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Burak Yilmaz (45+1’) shënoi për 2-0.

Në 45 minutat e dytë, Lille arriti të mbahej disi, edhe pse pësuan një gol.

Mysafirët lëshuan shumë shanse shënimi, me çka edhe u ndëshkuan nga Angers.

Vendasit arritën të ngushtonin epërsinë e Lille në minutën e 90+2-të, me anë të Angelo Fulgini, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme.

Në anën tjetër, Paris Saint Germain shënoi fitore ndaj Brest.

Favire me një auto-gol në minutën e 37-të, dhe Kylian Mbappe në të 71-të, i siguruan ish-kampionit fitoren, por në fund doli e pavlefshme.

Lille e mbylli edicionin me 83 pikë, një më shumë se PSG në vendin e dytë, duke i dhënë fund dominimit të parisienëve në ligën franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat