Amir Rrahmani shënoi mbrëmë, u vlerësua me këtë notë

Futboll

Amir Rrahmani shënoi mbrëmë, u vlerësua me këtë notë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 08:26
Amir Rrahmani

Napoli ka marrë një barazim në shtëpi me Veronën në kuadër të xhiros së fundit në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos mbetet jashtë Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 me Veronën dhe fitores së Juventusit në udhëtim te Bologna.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani në minutën e 60-të.

Rrahmani u vlerësua me notën maksimale 7.5, po aq sa bashkëlojtari i tij, Lozano.

Napoli edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat