Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së madhe evropiane

Futboll

Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së madhe evropiane

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Pas përfundimit të top-ligave evropiane kanë filluar edhe lëvizjet e mëdha sa i përket trajnerëve të skuadrave të mëdha.

Tashmë është konfirmuar shkarkimi i Gennaro Gattusos nga posti i trajnerit të Napolit dhe këtë lajm e dha presidenti Aurelio De Laurentis, përcjell KosovaPress.

Një tjetër largim, por kësaj radhe me dorëheqje ka ardhur te skuadra franceze Lyon, atje ku trajneri Rudi Garcia ka konfirmuar se e ka përfunduar aventurën e tij me këtë skuadër pas dështoi që ta kualifikonte për në Ligën e Kampionëve.

"Jemi shumë të pakënaqur sonte, është një skenar i errët. Ishte ndeshja e fundit për mua sonte këtu dhe do të doja që të largohesha duke e lënë klubin në Ligën e Kampionëve. Aventura ime përfundon këtu." , tha Garcia pas ndeshjes.

Lyoni e mbylli sezonin në vendin e katërt me 76 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat