70 milionë funte kushton blerja që Tuchel po ua kërkon pronarëve të Chelseat

Futboll

70 milionë funte kushton blerja që Tuchel po ua kërkon pronarëve të Chelseat

Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:35
Thomas Tuchel

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel po kërkon nga klubi që të bëhet një ofertë konkrete për mesfushorin e West Hamit, Declan Rice këtë verë, sipas raporteve nga mediat në Angli.

"Daily Telegraph" dhe "Metro", raportojnë se Chelsea është gati të ringjallë interesimin e tyre për lojtarin anglez pasi kishin provuar të merrnin shërbimet e tij në kohën e trajnerit Frank Lampard, përcjell KosovaPress.

Tani raportohet se edhe menaxheri aktual i Chelseat Thomas Tuchel është një admirues i Rice dhe trajneri gjerman ka dhënë mbështetjen e tij pas një oferte për transferimin e yllit të West Hamit.

Sipas "Daily Telegraph", pronarët e Chelseat nuk ishin të përgatitur për të përmbushur kërkesën prej 70 milionë funte të West Hamit për Rice verën e kaluar.

Mediat zbulojnë se Chelsea do të përballet me konkurrencën nga Manchester City dhe Manchester United pavarësisht vlerësimit të lartë të Rice nga West Hami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat