“Goal” publikon hartën e kampionëve në shtetet evropiane, përfshihet Prishtina

Futboll

“Goal” publikon hartën e kampionëve në shtetet evropiane, përfshihet Prishtina

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:40
Harta e kampionëve në shtetet evropiane

Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit pritën tetë vjet për t’u stolisur me titullin e skuadrës më të mirë.

Pas 36 xhirove të zhvilluara, “bardhekaltrit” grumbulluan 78 pikë, duke lënë prapa Dritën si nënkampione me dy pikë më pak.

Fundjavën që lamë pas kanë përfunduar të gjitha edicionet e futbolli në shtetet evropiane.

Mediumi prestigjioz “Goal.com” ka publikuar një hartë me kampionët e shteteve përkatëse në Evropë.

Në këtë hartë normalisht është përfshirë edhe Prishtina si kampione e Kosovës.

Kujtojmë se Prishtina e sjelli në kryeqytet titullin numër 11 në histori të klubit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat