As rikthimi në Gjermani nuk e ktheu në vete, Jovic sërish madrilen

Futboll

As rikthimi në Gjermani nuk e ktheu në vete, Jovic sërish madrilen

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:54
Luka Jovic

Luka Jovic la Real Madrid në merkaton e janarit, duke u rikthyer aty ku shkëlqeu dhe u fut në arenën e madhe të futbollit, Eintracht Frankfurt.

Aventura në Gjermani për Jovic nisi shumë vrullshëm dhe arriti të shënojë që në ndeshjet e para rregullisht, por dalëngadalë u fik dhe u rikthye në paraqitjet e përgjumura.

Sulmuesi luajti në 18 ndeshje me Eintracht në rikthimin në klub dhe shënoi 4 gola e dhuroi 2 asiste.

Paraqitjet e dobëta nuk e kanë bindur aspak Eintracht dhe ta bëjnë klubin të negociojë blerjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat