Donnarumma po largohet?

Futboll

Donnarumma po largohet?

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:24
Donnarumma po largohet?

Portieri i Milanit Gianluigi Donnarumma thuhet se u dha lamtumirën shokëve të tij të skuadrës pas fitores 2-0 ndaj Atalantas.

Agjenti Mino Raiola, sipas “TuttoSport” nuk ishte i kënaqur nga ofertën e “Rossonerëve” prej 8 milionë euro në sezon dhe donte 10 milionë euro për lojtarin italian të cilit kontrata i skadon më 30 qershor.

Por gazeta thekson gjithashtu se ai kërkoi një komision që besohet të jetë midis 15 dhe 20 milionë eurove për të nënshkruar marrëveshjen me kuqezinjët, përcjell KosovaPress.

Milani nuk kishte ndërmend të nënshkruante një marrëveshje të tillë, pasi kjo do të thoshte se ata do të blinin përsëri të drejtat e një lojtari që u rrit në ekipin e të rinjve dhe u zhvillua në një titullar në stadiumin “San Siro”.

Dhe “MilanNeës” pretendon se Donnarumma tashmë ishte duke u përgatitur të largohej nga klubi para se të mbaronte sezoni, pasi ai përshëndeti shokët e tij të skuadrës pasi Milani siguroi një vend në Ligën e Kmapionëve për sezonin e ardhshëm.

Portieri rrëfeu se nuk do të rinovonte me Milanin dhe klubi ka vendosur të nënshkruajë me gardianin e Lille Mike Maignan, i cili sot i ka kryer testet mjekësore.

E ardhmja e Donnarummas raportohet se do të jetë tek gjiganti francez Paris-Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat