Strakosha drejt Interit

Futboll

Strakosha drejt Interit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:50
Strakosha drejt Interit

Thomas Strakosha është drejt largimit nga skuadra e Lacios.

Humbja e postit të titullarit padrejtësisht e ka shtyrë portierin që të mos pranojë të ulet për rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, e cila i përfundon në fund të sezonit 2021- 2022.

Së fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se emri i portierit shqiptar ka përfunduar edhe në skedarët e Interit.

Zikaltrit mund të vihen në kërkim të një pasuesi për Handanoviçin, në rast se Radu do të kërkojë largimin nga zikaltrit në përfundim të këtij sezoni.

Emri i portierit kuqezi shihet dhe ndiqet me shumë interes brenda dhe jashtë Italisë, ndaj mbetet për t’u parë se cili prej ekipeve apo kampionateve do ta bindë për të vijuar karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat