Benzema: Ne folëm për jetën, për familjen, për gjithçka

Futboll

Benzema: Ne folëm për jetën, për familjen, për gjithçka

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:59
Benzema: Ne folëm për jetën, për familjen, për gjithçka

Gjatë javës së fundit, ka pasur zëra të shfrenuar, që po vërtiten rreth të ardhmes së trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane. Edhe pse ka disa madrilenë që besojnë se largimi i francezit është më e mira, në mënyrë që skuadra të rindërtohet, shumica dërrmuese e tifozëve mendojnë ndryshe. Ata e kuptojnë që skuadra nuk do të kishte qenë konkurruese në Ligën e Kampionëve dhe La Liga pa të, duke parë çështjet serioze në këtë skuadër, veçanërisht në sulm.

Megjithatë, një njeri që u paraqit mirë në sulmin e bardhë është Karim Benzema. Sulmuesi legjendar e gjeti rrjetën 30 herë në të gjitha garat, këtë sezon, teksa lidhja e tij e ngushtë me Zidane është e qartë. Duke folur për “L’Equipe”, Benzema bëri një parashikim optimist në lidhje me të ardhmen e trajnerit të tij: “Ai ka qenë trajneri i Real Madridit deri më tani, apo jo? Nuk e shoh atë duke u larguar. Zidane nuk do të largohet, do ta shihni. Nëse ai largohet… Sidoqoftë, tani për tani nuk e shoh Real Madridin pa Zidane.

Zizou ka qenë gjithmonë i sinqertë me mua. Kemi miqësi të ngushtë dhe shumë të sinqertë. Ai më tregon kur gjërat po shkojnë mirë, por edhe kur jo. Qoftë në stërvitje, apo ndeshje, ai është gjithmonë shumë i hapur për këtë. Zidane është shumë i drejtpërdrejtë me mua dhe kjo është arsyeja pse e respektoj kaq shumë. Kjo më jep besim në fushë. Ai nuk është vetëm trajneri im, por e kam si një vëlla më të madh. Zidane më ka mbështetur gjithmonë, pavarësisht nëse jam duke bërë mirë apo jo. Ai më ka ndihmuar të bëhem më i mirë çdo vit”.

Kthimi i Benzema në kombëtaren e Francës erdhi si një befasi për të gjithë. Sulmuesi shpjegoi se si e mori lajmin se do të shkonte në Kampionatin Europian: “Unë isha në shtëpi, në Madrid. Kam marrë shumë mesazhe. Thashethemet ishin rritur dhe unë po prisja para televizionit si gjithë të tjerët për listën. Menjëherë i kisha të gjithë të afërmit e mi në telefon. Unë isha takuar me trajnerin, por në asnjë moment nuk më tha se do të isha në skuadër. Ne folëm, patëm një bisedë të gjatë për shumë gjëra dhe jo vetëm për futbollin.

Ne folëm për jetën, për familjen, për gjithçka. Sidoqoftë, në asnjë moment nuk më tha se do të jesh në Kampionatin Europian. Gjithçka që mendova pas bisedës me Deschamps ishte se kishim bërë një hap të madh përpara së bashku. I thashë vetes se duhej të vazhdoja të punoja shumë”. 

Pavarësisht sezonit mbresëlënës të nr.9, Real Madridi e përfundoi sezonin duarbosh. “Ne kemi pasur 60 lëndime, – saktësoi Benzema. – Nuk kemi luajtur, në asnjë kohë, me ekipin tonë normal".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat