Roamel shpallet kampion

Futboll

Roamel shpallet kampion

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:15
Roamel shpallet kampion

Roamel është ekipi fitues i kampionatit  “Sunday League Albania” për sezonin 2020-2021, pasi mundi skuadrën e Prestige me rezultatin 3-4 me penallti.

Në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” skuadrat dhuruan mjaft emocione, duke krijuar disa herë raste të arta për gol, por ishin të pafata, duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim pa gola.

Ndeshja u vendos nga 11-metërshat, me ekipin e Roamel që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e duke fituar kështu për herë të parë këtë kompeticion, pas një sezoni shumë të mirë.

Ky kampionat, që luhet me 9 lojtarë e që prej këtij edicioni është bërë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë mjaft i suksesshëm, duke sjellë emocione, garë të drejtë dhe shumë gola në futbollin amator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat