Top shënuesi dhe lojtari me më shumë minuta te Llapi

Futboll

Top shënuesi dhe lojtari me më shumë minuta te Llapi

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:36
Top shënuesi dhe lojtari me më shumë minuta te Llapi

Llapi ka publikuar statistikat në bazë të paraqitjeve, golave, asistimeve dhe minutave të luajtura gjatë edicionit 2020/21.

Lojtari që ka shënuar më së shumti gola është Ahmed Januzi që ka gjetur rrejtën gjithsej nëntë herë.

Pas tij me shënime vijnë Edon Sadriu (7), Arbnor Ramadani (6) dhe Elves Preninçi (6).

Pikërisht ky i fundit, mbrojtësi nga Shqipëria është lojtari me më shumë paraqitje te Llapi, gjithsej 37, aq sa ka vetëm edhe Edon Sadriu.

Por sa i përket minutave Prençi ka zhvilluar gjithsej 3339 minuta, larg më shumë se të tjerët.

Pas tij sa i përket minutave pas tij vijnë Ardit Peposhi, Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani dhe Benjamin Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat