Shqiptari kthehet tek Chelsea

Futboll

Shqiptari kthehet tek Chelsea

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:38
Shqiptari kthehet tek Chelsea

Armando Broja kaloi një sezon fantastik tek Vitese në Holandë, duke shënuar 10 gola në kampionat dhe 2 asiste për shokët e skuadrës. 19 vjeçari u huazua në gusht tek Vitese, për të patur mundësinë e rritjes si lojtar dhe më pas të provohej përsëri tek Chelsea. Në vitin e parë si futbollist profesionist, Armando Broja arriti të bëjë maksimumin.

Aventura 1 vjeçare në Holandë ia ka vlejtur për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, i cili është kthyer tek Chelsea. Ish-shoku i tij i skuadrës tek Chelsea U-23, Lewis Bate ka postuar në rrjetin social në Instagram fotografin me Brojan, me shkrimin “Ai u rikthye”. Ndërkohë mediat angleze e kanë përforcuar se Broja është rikthyer në Cobham, e cila është qendra stërvitore e Chelsea.

Parasezoni mund të jetë një shansi i artë për Armando Brojën për të fituar vëmendjen e trajnerit të bluve, Tuchel, pasi kjo është periudha ku në miqësore provohen lojtarë të rinj.

Gjithashtu trajneri gjerman njihet për filozofinë e tij të futbollit, e cila bazohet tek futbollistët e rinj. Sulmuesi shqiptar ka përpara një shans të artë të cilin duhet ta shfrytëzojë me patjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat