Mësohet sa do jetë numri i tifozëve në miqësoren Spanjë – Portugali

Futboll

Mësohet sa do jetë numri i tifozëve në miqësoren Spanjë – Portugali

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Ndeshja miqësore e Kombëtares së Spanjës ndaj Portugalisë në muajin tjetër do zhvillohet para 22 mijë e 590 tifozëve.

Ndeshja miqësore që do jetë parapërgatitje për Kampionatin Evropian do mbahet në “Wanda Metripolitano”, shtëpia e Atletico Madridit.

Tifozët nuk kanë qenë të pranishëm në ndeshje profesionale që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia nisi në Evropë.

Spanja do përballet me ‘fqinjët’ me 4 qershor, pastaj pas katër ditëve do zhvillojnë edhe një miqësore ndaj Lituanisë.

Këto dy ndeshje do jenë para përgatitëse për skuadrën e Luis Enrique.

Ndërkohë, Spanja është në grup me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat