Hoxhaj: Ky është sezoni më i mirë

Futboll

Hoxhaj: Ky është sezoni më i mirë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:07
Hoxhaj: Ky është sezoni më i mirë

Ardit Hoxhaj, sulmuesi i Vllaznisë ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundit të kampionatit që shkodranët e luajnë në shtëpi ndaj Laçit. Futbollisti thekson se për të është sezoni më i mirë në planin individual, ndërsa beson se Apolonia do të luajë ndershëm ndaj Teutës, rivalit direkt të Teutës për titullin.

“Në fund ndeshjet janë shumë të vështira për shkak të ngjeshjes së kalendarit. Po e menaxhojmë shumë mirë, kemi lojtarë që mund të bëjnë mirë nga stoli. Po e shijojmë dhe po bëjmë mirë, jemi në garë për të gjitha trofetë.

Të fokusohemi përpara, kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe do bëjmë maksimumin. Ky është sezoni im më i mirë në karrierë, e them me plot gojën. Do fokusohemi te ndeshja jonë, ta fitojmë de më pas shohim ndeshjet e tjera.

Pengu im më i madh është mos prania e tifozëve, qaj mungesën e tyre më shumë se rastet e humbura. Do na ndihmonin shumë nëse do ishin me ne në stadium. Ne na duhet një fitore me shumë gola, por Laçi nuk është ekip, që pëson shumë.

Ne do bëjmë maksimumin, fillimisht ta fitojmë këtë ndeshje, të mos kalojmë në eufori. Nuk e mendoj finalen e Kupës, kemi kohë për ta përgatitur. Mendoj se në Durrës do luhet ndeshje e ndershme, siç e ka theksuar presidenti i Apolonisë”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat