Kovaçiç, finalja e Champions dhe ndryshimi mes Chelsea-t dhe Real Madrid

Futboll

Kovaçiç, finalja e Champions dhe ndryshimi mes Chelsea-t dhe Real Madrid

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:53
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic, ylli i Chelsea-t dhe ish-lojtar i Real Madrid, ka folur në lidhje me finalen e Champions League që do të zhvillohet mes Bluve dhe Manchester City-t më 29 maj.

“Ndihem mirë, tani kemi dy ditë pushim dhe më pas do të fillojmë përgatitjet për këtë sfidë të madhe, më e rëndësishmja e futbollit europian”, ka thënë Kovacic.

“Dy fitoret që kemi marrë kundër City-t nuk do të thonë asgjë, ndeshjet ndryshojnë njëra nga tjetra dhe duhet të harrojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën”, ka shtuar Kovacic.

“Fitoret e mia në Madrid? Kisha një rol, por jo të rëndësishëm si ai që kam këtu te Chelsea. Është shumë ndryshe dhe jam i gëzuar që kam arritur finalen, sepse objektivi im është të fitoj tituj me këtë fanellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat