​Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Futboll

​Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:02
Gjyqtarët e Kosovës

Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor. 

Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve të kosovës në ndeshje të këtij niveli dëshmon punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat