UEFA nis procedimin ndaj rebelëve

Futboll

UEFA nis procedimin ndaj rebelëve

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:09
UEFA nis procedimin ndaj rebelëve

UEFA ka hapur zyrtarisht procedimin disiplinor kundër tri skuadrave rebele që ende nuk kanë hequr dorë nga ideja e Superligës së Europës. “Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt i Superligës, nisën procedurat kundër Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s.

Në kohën e duhur do të jepen të tjera informacione”, lexohet në njoftimin e qeverisë së futbollit europian.

Ky është hapi i fundit i UEFA-s kundër projektit të lindur në mes të prillit me aderimin e 12 ekipeve, por që u zhduk brenda disa orësh me tërheqjen e 6 ekipeve angleze (Liverpool, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Manchester Utd dhe Tottenam), të Interit, Milanit dhe Atleticos së Madrid. Rebelët e penduar u gjobitën, u paralajmëruan si dhe premtuan se nuk do të mendojmë kurrë për një projekt të tillë, por shumë më keq mund ta pësojnë klubet e mëdha që ende nuk janë tërhequr nga projekti.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kërcënuar Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin me përjashtim nga garat europiane për një ose dy sezone, nëse nuk tërhiqen nga synimet e tyre për të krijuar një garë paralele. Ajo që po afron është një betejë e gjatë ligjore. Tri klubet mund të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë të Zvicrës, në rast të përjashtimit të tyre nga Championsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat