Mungesa dhe rikthime

Futboll

Mungesa dhe rikthime

Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:17
Mungesa dhe rikthime

Trajneri Tomas Brdariç nuk do ta ketë të plotë skuadrën as në javën e fundit të kampionatit. Vllaznia do të ketë një mungesë tejet të rëndësishme përballë Laçit.

Në këtë takim do të mungojë mesfushori Ardit Krymi, i cili është i pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë.

Por, për këtë takim do të kthehet nga pezullimi mbrojtësi maqedonas, Aleksandar Isaevski, që mungoi ndaj Partizanit dhe sot do të jetë në formacionin e parë.

Nga sa mësohet, tekniku Brdariç do të luajë me Zogoviçin në portë. Gurishta, Shehi, Adili dhe Isaevski priten në mbrojtje. Mesfusha mund të përbëhet nga Kruja, Marku dhe Jonuzi, në sulm Da Silva, Dilaver dhe Ardit Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat