Dybala – Morata, marrëveshje shkëmbimi?

Futboll

Dybala – Morata, marrëveshje shkëmbimi?

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:31
Paulo Dybala

Atletico Madrid është i interesuar për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala dhe mund të ofrojë në marrëveshje shkëmbimi Alvaro Moratan.

Morata u rikthye te Juventus gjatë verës në formë huazimi dhe ka pasur një edicion të shkëlqyer, edhe pse stinorin e dytë ka pasur disa lëndime.

Ndërsa, Dybala ka qenë i lënduar shumicën e sezonit, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.

Mediat spanjolle dhe ato italiane, raportojnë se Dybala mund të largohet dhe Atletico ka interesim.

Kampioni i La Liga-s ka nisur bisedimet me Juventus për 27-vjeçarin, që admirohet shumë nga Diego Simeone.

Morata mund të përfshihet në marrëveshje dhe Juventus është i interesuar për nënshkrimin me spanjollin.

Dy palët mund të kompletojnë direkt shkëmbimin, pa pasur ndonjë problem, në rast që edhe lojtarët pranojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat