Allegri po mendon

Futboll

Allegri po mendon

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:24
Allegri po mendon

Pas dy vitesh pushim, Massimiliano Allegri do të rikthehet në stol nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri italian ka shumë oferta këtë verë, disa prej të cilave e kanë tunduar për ta rikthyer nga pushimi i gjatë.

Zinedine Zidane ka lënë Real Madridin dhe raportohet se po synon Allegrin, por tashmë stoli i lirë është edhe te Interi, pasi Antonio Conte u largua.

Mediat në Itali raportojnë tani se Interi ia kë vënë seriozisht syrin Allegrit, derisa Conte mund të jetë një opsion për Realin.

E vërteta është se pritet të jetë një verë e gjatë me transferime si të futbollistëve, ashtu edhe kalime të trajnerëve nga një skuadër në tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat