Tre kandidatë në garë për trajnerin e Realit

Futboll

Tre kandidatë në garë për trajnerin e Realit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:37
Tre kandidatë në garë për trajnerin e Realit

Zidane ka vendosur të mos jetë më trajner i Realit të Madridit. Lajmi i natës së kaluar në fakt, nuk erdhi si i papritur, pasi javët e fundit ka patur shumë spekulime për të ardhmen e francezit, i cili dukej gjithnjë e më larg “Los Blancos”.

Zidane do të largohet me efekt të menjëhershëm dhe nga çasti në çast pritet zyrtarizimi i divorcit nga klubi.

Tre kandidatët për stolin e Realit të Madridit, sipas “Marca”-s janë: Raúl, Allegri dhe Conte. Për ish-trajnerin e Interit, drejtuesit “merengues” kanë shfaqur interes konkret kur larguan Lopeteguin në vitin 2018, por atëherë u zgjodh Solari. Tani Conte është i lirë, pasi u largua nga Interi vetëm pak ditë pas u festua titullin kampion i Serisë A.

Allegri është përfolur më shumë për të marrë drejtimin e Realit edhe pas largimit të parë të Zidane, por kurrë nuk ka qenë më afër uljes në pankinën e “Los Blancos” sa tani. Nëse Madridi nuk lëviz shpejt, Allegri do të zgjedhë mes Juventusit dhe Interit.

Raúl është i dëshiruari nga tifozët. Në Castilla ai ka treguar aftësi si trajner dhe si menaxhues i dhomës së zhveshjes. Sapo mori drejtimin e skuadrës së të rinjve, fitoi Youth League-n e parë të Realit, ndërsa si trajner i Castillas (skuadra e dytë e Realit), ishte vetëm një fitore larg ngjitjes në Segunda.

Pyetja në këtë rast është: a duhet t’i jepet mundësia siç ndodhi me Zidane kur u largua Ancelotti? Ai ka pasur ofertë nga Eintrachti i Frankfurtit, të cilën e refuzoi, ndoshta sepse po pret vendimin e klubit dhe të Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat