Benzema një “armë” e mirë e Realit për ta rrëmbyer Mbappen

Futboll

Benzema një “armë” e mirë e Realit për ta rrëmbyer Mbappen

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:56
Benzema një “armë” e mirë e Realit për ta rrëmbyer Mbappen

Pas gjashtë vjetësh, Karim Benzema është rikthyer në Kombëtaren e Francës.

Ai tashmë ka nisur stërvitjen me ‘Gjelat’ dhe bie në sy afrimiteti me Kilian Mbappen, me të cilin për herë të parë do të jetë shok skuadre.

Raportohet se Benzema mund të jetë një “armë” e mirë e Realit për ta rrëmbyer Mbappen, pasi ky i fundit e ka idhull bashkëvendësin dhe ishte i pari që përmes rrjeteve sociale, reagoi i lumtur me rikthimin e Benzemas në Francë.

Mbappe është dëshira e madhe e Florentino Perez, por deri më tani PSG nuk ka lëshuar pe dhe s’dëshiron të humbasë futbollistin që pretendon një ditë të bëhet më i miri në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat